Ndotja e mjedisit është ndër kërcënimet kryesore për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Institucionet ende nuk kanë gjetur një përgjigje efektive për të parandaluar ndotjen e ajrit dhe mjedisit.
Kjo ka lënë pasoja shëndetësore te qytetarët, që jetojnë afër tymtarëve të Termocentralit “Kosova A”.
Banori Nexhat Restelica, i cili jeton i vetëm në një shtëpi në Obiliq, ka folur në media për problemet shëndetësore që i ka për shkak të ajrit të ndotur.Në një raport të Bankës Botërore në vitin 2019, u tha se ndotja e ajrit çdo vit vret rreth 760 qytetarë të Kosovës.


