Lajme

Franca dhe Gjermania përkujtojnë përvjetorin e fundit të LPB-së

11/11/2021 07:00
nga:Q R

Franca dhe Gjermania sot do të përkujtojnë së bashku përvjetorin e Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.

Një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet më 11 nëntor në orën 11:00.

Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në afërsi të kampit të KFOR-it, Film City.

Sikurse vitin e kaluar, ceremonia do të jetë një mundësi për të dëshmuar miqësinë franko-gjermane, e cila përbën një simbolikë të fuqishme për pajtimin në Ballkan, si dhe të përçojë dëshminë për vuajtjet e të gjithë popujve të përfishirë në mizoritë e kësaj lufte.

Kurti: UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur rajoni