Sporti

Mediumi spanjoll: Pjanic po ëndrron një rikthim tek Barcelona pas largimit të Koeman!

11/10/2021 22:10
nga:Lorik J

Siç raporton Mundo Deportivo, me ardhjen e Xavit në pankinën e Barcelonës, mesfushori Miralem Pjanic ka rikthyer shpresën për të qenë i dobishëm për ekipin Blaugranas për të ardhmen e afërt.

Boshnjaku, aktualisht lider i mesfushës së Besiktas, ka kontratë me katalanasit deri në vitin 2024 dhe tani, pa Koeman, ai mendon se mund të kthehet në fund të sezonit për të përmbushur ëndrrën e tij për të qenë protagonist me ekipin e madh botëror, përcjell GazetaBlic Sport.

Pjanic nuk kishte periudhë të mirë me Koeman dhe është huazuar tek skuadra turke, Besiktas, ku po luan aktualisht.

/GazetaBlic Sport