Sporti

Taulant Dajaku: Kjo është loja më e tmerrshme që e kam pa ndonjëherë në kombëtaren e Kosovës

11/10/2021 20:12
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Jordanisë me rezultatin 0:2.

Pas kësaj humbje, futbollisti i njohur kosovar, Taulant Dajaku ka theksuar se kjo është ndeshja më e dobët që ka parë ndonjëherë tek kombëtarja e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është loja më e tmerrshme që e kam pa ndonjëherë në kombëtaren e Kosovës”, tha Taulant Dajaku në SuperSport Kosova.

Vlen të theksohet se Kosova do të luajë ndaj Greqisë të dielën në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës 2022.

/GazetaBlic Sport/