Showtime

‘’Ishalla dhunohesh vërtetë’’, Alvisa publikon ofendimet e rënda që po i bëhen

11/10/2021 16:40
nga:Genita C

Protagonistja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka qenë një ndër emrat më të komentuar në mediet rozë.

Ajo është ballafaquar me ish-të dashurinë e saj, Hysenin, ku ka treguar në detaje se si ishte kërcënuar për një kohë të gjatë, shkruan GazetaBlic.

Alvisa ka ngjallur reagime të shumta tek të gjithë ndjekësit e saj.

Ajo nuk hezitoi të postonte edhe në rrjeter sociale disa nga ofendimet që po i bëhen asaj, kështu duke reaguar ashpër.

’Ishalla dhunohesh vërtetë në jetën tënde që të mësoh qa është dhunimi’’, kishte shkruar ndjekësja.

Këtë mesazh Alvisa e ka publikuar bashkë me foton e saj duke shkruar: Dhimbja ime më e madhe janë këto komente të tilla. Shikoni qa thotë kjo zonjë pa ju dridhur qerpiku. Turp t’i vijë./GazetaBlic/