Alvaro Morata pranon kritikat kur luan për Juventusin ose kombëtaren spanjolle, por refuzon urrejtjen dhe mungesën e respektit kur është jashtë fushës.
Ai tha se askush nuk është perfekt dhe as futbollistët nuk janë makineri dhe se urrejtja ndaj tij nuk është e pranueshem, transmeton GazetaBlic Sport.
“Askush nuk është perfekt. Ne nuk jemi makineri. Unë e di se çfarë duhet të bëj. Kritikat dhe fishkëllimat nuk më zemërojnë, edhe nëse më shqetësojnë. Tani, urrejtja nuk është e pranueshme. Në fushë mund të fyhem ose ofendohem, por jashtë fushës, kur jam duke ecur me gruan apo djalin tim, është ndryshe”, tha sulmuesi duke folur për El País.
Duhet mbajtur mend se Álvaro Morata u kritikua shumë nga tifozët spanjollë për paraqitjen e tij në Euro-2020, kur humbi disa raste për të shënuar. Sulmuesi i tha Cadena Cope se ai kishte qenë objekt i sulmeve në rrjetet sociale dhe se kishte edhe nga ata që uronin vdekjen e fëmijëve të tyre.
/GazetaBlic Sport/


