Fit&Sexy

Jemi zyrtarisht në sezonin e gështenjave! E dinit sa të mira janë ato për shëndetin tonë?

11/10/2021 14:50
nga:G C

Temperaturat janë kanë rënë dhe rrugët e shesheve tona janë mbushur me shitës lokal që na sjellin gështenja të freskëta e të pjekura.

Shumë nga ne nuk ikin në shtëpi pa blerë një fishek, andaj sot sjellim edhe përfitimet shëndetësore të gështenjave.

Këtu janë 8 përfitimet intriguese shëndetësore të gështenjave:

Janë të mbushura me lëndë ushqyese,
Janë burim i shkëlqyer i antioksidantëve,
Ndihmojnë në shëndetin e zemrës,
Kanë shumë fibra në përmabjtje,
Përmisojnë nivelin e sheqerit në gjak,
Ndihmojnë në humbjen e peshës,
Ulin inflamacionin,
Kanë veti potenciale anti-tumorale.