Fit&Sexy

Banane dhe mjaltë – Maska që i dhuron lëkurës shkëlqim

11/10/2021 14:47
nga:G C

Era e ftohtë, pluhurat, lagështira e tepërt, ajri i thatë, të gjitha këto sjellin ndryshime në lëkurën tuaj. Ju tregojmë një maskë e cila largon papastërtitë dhe pasuron lëkurën me vitaminat dhe mineralet e nevojshme.

Në tulin e bananes gjenden substanca të cilat ndihmojnë me zbutjen lëkurës e ndërsa nga ana tjetër mjalti është plot me anti-bakterial që luftojnë papastërtitë.

Mjalti gjithashtu parandalon edhe formimin e akneve pasi largon bakteret të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës. Banania gjithashtu edhe hidraton lëkurën tuaj duke e mbajtur atë sa më të re dhe pa rrudha.

Përbërësit

1 banane

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Si fillim këshillohet që të qëroni bananen dhe të përdorni lëkurat e saj.

Pra me një lugë merrni tulin që gjendet tek lëkura e frutit dhe ta kaloni në një tas të vogël bashkë me mjaltin.

Përziejeni mirë masën dhe përdoreni për të lyer lëkurën e fytyrës dhe mbajeni për 15-20 minuta.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur shpëlajeni maskën me ujë të vakët dhe më pas me të ftohtë.

Kështu i bëni edhe ushtrime poreve dhe muskujve të lëkurës duke ruajtur elasticitetin e saj.

Përdoreni këtë maskë dy apo tri here në javë për të patur një rezultat sa më të mirë.