Zgjedhjet Lokale

Qendron Kastrati: Ura Karaçevë – Breznicë lidh banorët e kësaj ane me Bujanovcin

11/10/2021 14:30
nga:N M

Kryetari aktual i komunës së Kamenicës Qendron Kastrati ka përuruar urën që lidh Karaçevën me Breznicën.

Kastrati ka thënë me këtë rast se kjo urë i mundëson lëvizjen e lirë banorëve të kësaj ane me Bujanovcin.

Njoftimi i plotë:

Për më pak se 4 muaj, bashkë me kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, mikun tim Ragmi Mustafi dhe kryetarët e këshillave lokalë, zyrtarizuam lëvizjen e qytetarëve të Kamenicës e Bujanocit, Karaçevës e Breznicës.
Ky projekt tejet i rëndësishëm për qytetarët tanë, do të shërbejë edhe si urë lidhëse e bashkëpunimeve tjera ndërkomunale në të gjitha sferat.
Urime të gjithëve!