Sporti

Portugalia me një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Irlandës

11/10/2021 13:00
nga:Mergim Rreci

Fernando Santos ka konfirmuar se Bernardo Silva do të mungojë në ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës.

Trajneri i kombëtares tha se lojtari i Manchester Cityt, i cili ende nuk ka qenë në asnjë nga dy seancat stërvitore të zhvilluara nga kombëtarja, është jashtë loje, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nuk e them, jo, nuk e bëj. Do ta shpjegoj më vonë [në konferencë], por ai ka ankesa në muskuj, disa ankesa, nuk mendoj se mund të hyjë në lojë. Prandaj preferohet që të mos jetë në ndeshjen ndaj Irlandës”, tha ai për SportTV.

/GazetaBlic Sport/