Sporti

Këto janë objektivat e transferimit të trajnerit Shevchenko tek Genoa

11/10/2021 12:42
nga:Mergim Rreci

Sipas gazetës italiane Il Secolo XIX, nuk u desh shumë kohë që trajneri i ri i Genoa-s, ish-golashënuesi dhe ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Schevenko, të kontrollonte gjendjen e skuadrës, duke u përpjekur t’i tregonte administratës objektivat në tregun e transferiemve.

Sipas atij publikimi, Sheva dëshiron Christian Pulisic (Chelsea), një anësor ndërkombëtar amerikan, i cili ka treguar paraqitje fantasitke tek skuadra e Dortmundit, por nuk po e gjen vetën tek skuadra londineze, transmeton GazetaBlic Sport.

Një tjetër nga dëshirat e ukrainasit është bashkatdhetari Oleksandr Zinchenko, 24 vjeç, lojtar i Mançester Cityt me vlerë gati 30 milionë euro, pak i shfrytëzuar nga Pep Guardiola, duke regjistruar vetëm 245 minuta lojë të ndara në pesë ndeshje, mes Premier League, League Cup dhe Champions League.

Genoa, e cila ka një takim me Romën e José Mourinhos me datë 21 nëntor, në një ndeshje për xhiron e 12-të.

/GazetaBlic Sport/