Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Esat Raci, ka premtuar t’i japë fund diskriminimeve politike në Komunën e Klinës.
Raci ka thënë se njëherë e përgjithmonë do t’i japë fund përdorimit të buxhetit dhe shërbimeve komunale si mjete politike.
“Njëherë e përgjithmonë do t’i jap fund përdorimit të buxhetit dhe shërbimeve komunale si mjete politike. Njëherë e përgjithmonë do t’i jap fund diskriminimeve politike. Unë do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Klinës!
Partnerë kryesorë për zhvillimin ekonomik do t’i kemi bizneset private, ndërmarrësit dhe fermerët e komunës sonë. Së bashku do t’i bëjmë edhe politikat zhvillimore, sepse rritja, forcimi dhe zhvillimi i tyre e zhvillon ekonominë e Klinës.
Bashkë do ta ndryshojmë dhe zhvillojmë Klinën!”, ka shkruar Raci.