Sporti

Nuk ka luajtur asnjë minut me PSG’në, kjo është paga e majme që po e merr Sergio Ramos

11/10/2021 12:23
nga:Mergim Rreci

Sergio Ramos iu bashkua PSG-së katër muaj më parë, në një transferim falas, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë në fanellën e klubit të Parisit.

Problemet fizike kanë qenë burimi i mosdisponueshmërisë së spanjollit, i cili fillon të krijojë shqetësime të mëdha, duke qenë se ai është një nga lojtarët më të paguar në skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi 35-vjeçar, i cili nënshkroi një kontratë dyvjeçare, paguhet 6 milionë euro neto në vit, por debutimi i tij duket se do të jetë së shpejti pasi tashmë i është bashkuar stërvitjes në grup.

/GazetaBlic Sport/