Sporti

Newcastle mendon për mbrojtësin e kombëtares angleze

11/10/2021 12:07
nga:Mergim Rreci

Kieran Trippier nuk i ka humbur shpresat për t’u rikthyer në Premier League.

Mbrojtësi anglez prej kohësh kërkohej nga Manchester United por duke patur konkurencë në krahun e djathtë operacioni nuk u konkretizua asnjëherë.

Tani për 31-vjeçarin është Newcastle që ka shprehur interesim dhe është gati të paguajë për kartonin e tij duke qenë se ka buxhet të mjaftueshëm për merkaton.

Trippier ka një kontratë deri në 2023-in me Atletico Madrid dhe këta të fundit janë gati të vlerësojnë ofertat për mbrojtësin anglez.