Morena Taraku dhe këngëtari turk janë kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të disa aludimeve.
Sipas mediave turke, Mardini i cili është 43 vjeç është fqinjë bashkë me këngëtaren shqiptare, Morena Taraku dhe prej kohësh janë në lidhje, shkruan GazetaBlic.
Nga ana tjetër, në mediet turke janë duke qarkulluar lajme se Mardini ka folur edhe tek miqtë e tij për Morenën duke u shprehur se është shumë i lumtur.
“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, shkruhet se u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë./GazetaBlic/


