Sporti

Kërkesa e parë ndaj drejtuesve, Xavi dëshiron rikthimin e futbollistit të huazuar në Angli

11/10/2021 11:45
nga:Mergim Rreci

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernández, ka njoftuar drejtuesit e klubit katalanas se dëshiron rikthimin e Trincaos, i cili është i huazuar te Wolverhampton, deri në fund të këtij sezoni.

Sipas faqes së internetit Fichajes, paraqitjet e mira të Trincão në shërbim të “Ujqërve” nuk i kanë shpëtuar Xavit, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri spanjoll argumenton se Barça ka nevojë për një anësor të djathtë, sepse Sergino Dest nuk po përshtatet siç duhet.