Aaron Ramsey nuk do ta ndërpresë kontratën me Juventusin, por ish-ylli i Arsenalit mbetet në treg dhe Juventusi është i gatshëm ta shesë atë në janar.
Ramsey iu bashkua Bianconerëve në një transferim të lirë në vitin 2019, por ka pasur probleme me lëndimet gjatë kohës së tij në Torino, transmeton GazetaBlic Sport.
La Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com raportuan se Juventus po shqyrton përfundimin e kontratës së tij në janar, por ky nuk është një opsion, sipas Romeo Agresti i Goal.com.
Sipas raportit, nuk ka pasur kontakte midis Juventusit dhe rrethit të lojtarit për këtë çështje dhe ndërprerja e kontratës së Ramsey nuk është një opsion realist në këtë fazë.
Reprezentuesi i Uellsit ka luajtur vetëm pesë ndeshje nën drejtimin e Massimiliano Allegrit këtë sezon, por kontrata e tij prej 7 milionë euro në vit e bën të vështirë për Zonjën e Vjetër gjetjen e kërkuesve të gatshëm për ta nënshkruar me të.
Agjentët e Ramsey marrin gjithashtu 2.8 euro në vit nga Juventusi si pjesë e marrëveshjes së arritur në 2019.
Ish-lojtari i Arsenalit mbetet në treg dhe gjigantët e Serisë A shpresojnë ta shesin atë në afatin kalimtar të dimrit për të ulur faturën e pagave dhe për të lënë vend për një mesfushor të ri.
/GazetaBlic Sport/


