Lajme

Valë e re! Numër rekord i të infektuarve në Gjermani

11/10/2021 10:25
nga:M K

Në Gjermani, për të tretën ditë radhazi, shënohet një numër i ri rekord ditor i të infektuarve rishtazi me koronavirus.

Sipas Institutit Frobert Koch (RKI), sot në mëngjes janë raportuar 39,676 persona të rinj të infektuar, një numër që Gjermania nuk e ka pasur deri më tani.

Për shkak të kësaj rritjeje, virologu Christian Drosten thekson se “vrima në vaksinim duhet të mbyllet” dhe jep një prognozë të frikshme për dimrin.

Rekordi i mëparshëm u vendos të premten me 37,120 të infektuar rishtas. Të hënën dhe të martën janë regjistruar rekorde për sa i përket incidencës ditore. Shqetësues është edhe numri i vdekjeve të infektuara me korona, pasi në 24 orët e fundit kanë vdekur 236 persona.

Një javë më parë, ky numër ishte “ende” në 194. Drosten thekson se është e nevojshme të bëhet diçka dhe se sigurisht që do të duhet të ketë një kufizim të kontaktit mes njerëzve. “Ne jemi në një situatë të keqe. Kemi 15 milionë njerëz që mund të vaksinohen, por nuk janë”, tha ai.