Paul Parker, ish futbollist i Manchester United, beson se klubi anglez gaboi që i dha shiritin e kapitenit Harry Maguire, i cili kushtoi 94 milionë euro në arkat e djajve të kuq.
Parker tha se nuk ka aspak lidhje se sa është paguar ai, por se si janë paraqitjet e tij në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Manchester United i dha shiritin e kapitenit Harry Maguire shumë herët. Kjo ka habitur shumë njerëz. Nuk kishte kuptim dhe nuk i përshtatej letrës që nga dita e parë. Të jesh kapiten nuk lidhet me vlerën e transferimit apo nëse je lojtari më i mirë. Është shumë më tepër se kaq. Maguire nuk është lojtari i duhur për kapiten të Manchester United në këtë pikë. Paratë që dhanë për të ishin shumë”, tha ish-mbrojtësi duke folur për Bonuscodebets.


