Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtin, Arben Vitia ka vazhduar fushatën elektorale.
“Shumë qytetarë u mblodhën sonte në oborrin e shkollës “Ismail Qemali” për të na e konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e madhe të lagjes për projektin tonë, për Prishtinën e jetueshme”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Bregu i Diellit na dha zemër në rrugën e fitores.
Shumë qytetarë u mblodhën sonte në oborrin e shkollës “Ismail Qemali” për të na e konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e madhe të lagjes për projektin tonë, për Prishtinën e jetueshme.
✅ Shtegu i vrapimit në lagje
✅ Rregullimi i hapësirave brenda Qendrës Tregtare
✅ Parkingjet e reja dhe rregullimi i trotuareve
✅ Fasadimi i ndërtesave
✅ Rregullimi i infrastrukturës në shkollën “Ismail Qemali”
✅ Kushte më të mira në dy çerdhet ekzistuese dhe ndërtim i çerdhes së re
✅ Parqet e vogla që do jenë verandat e lagjes.
Këto janë disa nga projektet tona për lagjen për të cilat do t’i fillojmë menjëherë punët.
Bashkë qeverisim për Prishtinën!
144 ✅