Sporti

Nuk ka shumë minuta tek Manchester United, Cavani shpjegon arsyen

11/09/2021 20:49
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë për gazetën uruguaiane El Observador, aktualisht duke punuar për kombëtaren, Edinson Cavani shpjegoi pse trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka përdorur më shpesh atë te Manchester United.

“Në fillim të sezonit ndjeva dhimbje në tendinën e Akilit dhe mu deshën dy javë që të luaja sërish dhe të filloja të fitoja disa minuta”, shpjegon asi uruguajan, përcjell GazetaBlic Sport.

“Megjithatë, më duhej të kthehesha në kombëtare, gjithmonë me dhimbje, por me shpresë se do të kalonin. Po përmirësohej, por pas ndeshjes me Tottenhamin, dhimbja u rikthye. Këto lëndime janë të vështira për t’u kaluar. Ndaj preferova të bëja trajtime, të mos përkeqësohesha dhe të kthehesha sa më shpejt dhe të jem në formë për të ndihmuar ekipin tim dhe kombëtaren”, tregoi sulmuesi.

/GazetaBlic Sport/