Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti, është duke mbështetur kandidatin e kësaj partie për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.
Ai ka marrë pjesë në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mbajtur sonte në fshatin Bradash – që është edhe vendlindja e ish-deputetit Visar Hoti.
Krah Hysenit, shihet ai, teksa kishte shumë të pranishëm në mbështetje të kandidatit të LDK-së për kryetar të Podujevës.
“Bradashi gjithmonë ka qenë vendimtar në fitoret e mëdha të LDK-së në Llap, i till do mbetet gjithmonë. Këtë ja ri-konfirmuam sonte edhe kryetarit në ardhje të Podujeves z.Ekrem Hyseni! #LDK160EkremHyseni”, ka shkruar Hoti.