Lajme

Akuzat e Janjiçit për Grenellin, Serwer: Më dërgoni prova dhe do t’ia dorëzoj Departamentit të Drejtësisë

11/09/2021 17:49
nga:Gazeta Blic

Daniel Serwer, eskperti i çështjeve politike, njëherit edhe profesor në Universitetin John Hopkins ka kërkuar dokumente të cilat mbështesin pretendimet e analistit serb, Janiq, pasi i njejti kishte thënë se ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell paguhet për të lobuar për Serbinë.

Serwer ka kërkuar prova për këto pretendime, duke thënë se do t’ia dërëzonte Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

“Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Serwer në Twitter.

Dushan Janjiq, analisti politik ditë më parë kishte theksuar në emisionin ”Different Radio Connection” se shteti serb e paguan Richard Grenell-in 100 mijë dollarë në muaj.

Sipas tij, Grenell një ish i dërguar i Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi, ”përfaqëson hapur interesat e Serbisë”

Duke iu përgjigjur pyetjes se a kanë të drejtë ata që pretendojnë se Vuçiq e paguan me një shumë të madhe për lobim, Janjiq thotë se nuk e di sa paguhet, “por ne paguajmë shumë”.

“Ne i paguajmë Grenellit edhe 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka thënë ai.