Çmimi më i mirë për vitin 2021, organizuar nga FIFA, do të shpallet këtë sezon më 17 janar 2022.
Votimi fillon më 22 nëntor dhe përfundon më 10 dhjetor, atje ku garojnë Robert Lewandowski, Cristiano Ronaldosdhe Lionel Messi, transmeton GazetaBlic Sport.
Së bashku me çmimin lojtari më i mirë, do të jepen edhe çmimet e trajneri më të mirë, portieri më i mirë, formacioni më i mirë.
Çmimi synon të shpërblejë më të mirët në çdo fushë të sezonit 2020/21, përfshirë Olimpiadën e Tokios.
/GazetaBlic Sport/


