Sporti

Në formë të jashtëzakonshme, Myrto Uzuni konfirmon për ‘GazetaBlic Sport’ ofertat e mëdha në drejtim të tij

11/09/2021 17:05
nga:Mergim Rreci

Myrto Uzuni po vazhdon të jetë në formë fantastike dhe është njëri ndër futbollistët shqiptar me rritjen më të madhe.

Uzuni ka qenë fantastik që nga koha kur është transferuar tek skuadra e Ferencvaros, por niveli i tij po vazhdon të rritet nga edicioni në edicion.

Në këtë edicion, përfshirë të gjitha kompeticionet (kualifikueset në garat evropiane) ai ka shënuar 19 gola në 25 paraqitje për skuadrën hungareze, gjithashtu ka bërë 8 asistime

Në një prononcim ekskluziv për GazetaBlic Sport, ai tha se është shumë i lumtur për paraqitjet e tij dhe se është shumë i fokusuar në arritjet e tij në karrierë.

Jam shumë i lumtur që jam në formën time më të mirë. Për neve sulmuesve gjëja kryesore është që të shënojmë gola, andaj jam i lumtur që po e bëjë këtë. Unë kam qenë dhe jam gjithmon i fokusuar tek arritja e qëllimeve të mija dhe besoj që këtë gjë e kam arritur më së miri deri më tash“, tha fillimisht Uzuni për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas ai u pyet edhe për të ardhmen e tij, atje ku ka ‘GazetaBlic Sport’ ka mësuar se ka oferta të ndryshme nga pothuajse të gjitha ligat e mëdha elitare.

Informacioni mbi ofertat në drejtimin timin është shumë i vërtetë. Nga edicioni im i parë këtu ka pasur interesim, por natyrisht që ato janë shtuar me paraqitjet e mija të mira, madje edhe nga klubet e mëdha. Por, momentalisht jam i lumtur tek Ferencvaros dhe duhet të ia lëmë kohës për ta mësuar atë“, përfundoi Uzuni.

Ai është i përfshirë në listën e kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen me Anglinë dhe Andorën.

/GazetaBlic Sport/