Lajme

LDK reagon për koalicionin e përfolur me PDK-në në Fushë Kosovë

11/09/2021 16:16
nga:Gazeta Blic

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Fushë Kosovë ka mohuar kontaktet me PDK-në për lidhjen e një koalicioni potencial për garën e balotazhit.

LDK-ja në Fushë Kosovë deklaroi se asnjë kontakt i asnjë strukture të kësaj Dege nuk ka pas dhe nuk do të ketë me Rrahim Tërnaven.

“Asnjë kontakt i asnjë strukture të kësaj Dege nuk ka pas dhe nuk do të ketë me Rrahim Tërnaven”, tha LDK-ja, Dega në Fushë Kosovë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Fushë Kosovë, shpreh indinjatën e saj për këto dezinformata dhe të pavërteta që Rrahim Tërnava i tha dje në një medium informativ”.
Kryetari i degës së PDK-së në Fushë Kosovë Rrahim Tërnava, tha dje se Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Fushë Kosovë e ka kontaktuar atë për mundësinë e arritjes së koalicionit.