Sporti

Xavi fillon revolucionin në Barcelonë, gjashtë lojtarë mund të largohen nga klubi në janar

11/09/2021 15:28
nga:Lorik J

Dje, Xavi në prezantimin zyrtar premtoi se do të jepte edhe jetën nëse do të ishte e nevojshme vetëm që ky projekt me Barcelonën të ketë sukses.

Mesfushori legjendar tha se një klub si Barça nuk duhet të jetë i kënaqur me mesataren dhe se duhet të shkojë vetëm për fitore dhe trofe, përcjell GazetaBlic Sport.

Qysh në ditën e parë të punës së tij të re, Xavi tregoi se është serioz. Ai prezantoi rregullat që lojtarët duhet të ndjekin nëse synojnë të qëndrojnë në klub, ndërsa sot ka bërë stërvitjen e parë dhe ka shpjeguar para lojtarëve planin e tij për ringjalljen e ekipit.

Por edhe Xavi vendosi të bëjë disa ndryshime personeli në skuadër. Ai planifikon të forcojë skuadrën me një anësor për dimër dhe për ta sjellë atë, duhet të largojë disa lojtarë.

Sipas El Chiringuito njoftoi se Xavi mund të largojë deri në gjashtë lojtarë. Televizioni spanjoll raporton se Xavi i tha presidentit të klubit Laporte se ai nuk po llogariste në Umtiti, Lenglet, Neto, Coutinho, Luuk de Jong dhe Braithwaite dhe se ata mund të largoheshin nga klubi që në janar.

/GazetaBlic Sport