Prej muajit nëntor nis një periudhë disa-mujore në të cilën konsumohen mandarinat. Por, çka i bën shëndetit tuaj ngrënia e tyre?
Mandarinat shpesh ngatërrohen me portokajtë edhe pse janë frute të ndryshme. Të dyja në fakt njihen si frute me shumë pak kalori, dhe përmbajnë të njëjtat vlera ushqyese, por mandarinat janë më të ëmbla dhe më të vogla se portokajtë.
Po ashtu, ky frut ka një lëvore më të qërueshme dhe është më i vogël në madhësi.
Në gjuhën angleze ato njihen edhe si Tanxhërina [Tangerina] për shkak se e morën emrin nga vendi prej të cilit importoheshin, Tanxheri i Marokos.
Mandarinat kanë po ashtu shumë ujë në brendi (85%), përmbajnë më së shumti karbohidrate dhe gati aspak yndyrë.