Sergio Ramos ka stërvit sot përkrah lojtarëve të tjerë të Paris Saint-Germain.
Qendërmbrojtësi më në fund është rikuperuar nga problemet muskulore që ka pasur që nga ardhja nga Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Le Parisien, Sergio Ramos duket se është gati të bëjë debutimin e tij për ekipin e Parisit. Mbrojtësi punoi veçmas nga pjesa tjetër e ekipit që kur u transferua nga Real Madridi.
Reprezentuesi spanjoll tani do të përfitojë nga pushimi për eliminatoret e Botërorit për të përmirësuar gjendjen e tij.
/GazetaBlic Sport


