Dan Bilzerian ka pohuar se i është vjedhur ora e vleshme prej 1 milion dollarësh në meçin mes Canelo Alvarez kundër Caleb Plant fundjavën e kaluar.
Biznesmeni amerikan ishte në MGM Grand Garden Arena të shtunën mbrëma për të parë meçin Alvarez-Plant, përcjell GazetaBlic Sport.
Dhe ai ka thënë se ndërsa po pozonte për foto me fansat, ai beson se i është vjedhur ora e tij Richard Mille, e vlerësuar deri në 1 milion dollarë.
Bilzerian po ofron 50,000 dollarë shpërblim për këdo që mund t’ia kthejë orën pasi ajo u zhduk në vendngjarje.
Sipas një raporti nga TMZ, Bilzerian nuk e kishte siguruar orën dhe nuk ishte në gjendje të siguronte pamjet e sigurisë nga vendi ku ai pretendon se i ishte marrë.
/GazetaBlic Sport


