Sporti

Anulohet stërvitja e kombëtares së Gjermanisë pas rastit pozitiv me COVID-19

11/09/2021 12:00
nga:Lorik J

Kombëtarja gjermane ka anuluar stërvitjen e sotme pasi një lojtar rezultoi pozitiv me COVID-19.

Lojtarët janë nisur për në selinë e ekipit kombëtar për t’u përgatitur për takimet e ardhshme me Lihtenshtajnin dhe Armeninë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, përgatitjet e lojtarëve të Hansi Flick kanë marrë një goditje të madhe nga testi pozitiv, me DFB që konfirmon se edhe katër lojtarë të tjerë janë urdhëruar në karantinë si rezultat.

Si pasojë e kësaj, stërvitja e sotme të kombëtares së Gjermanisë është anuluar.

/GazetaBlic Sport