Sporti

Kosova sot zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme me Jordaninë

11/09/2021 10:29
nga:Lorik J

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nga ora 18:00 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme miqësore kundër Jordanisë.

Dardanët do të udhëheqin këtë herë nga trajneri i ri Primozh Gliha, që zëvendëson Berndard Challandesin, i cili u shkarkua muajin e kaluar.

Për Kosovën kjo miqësore është një test i rëndësishëm para takimit të së dielës, ku ndeshet me Greqinë.

Përballja Kosova – Jordani do të luhet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa biletat e ndeshjes kanë dal në treg ditën e djeshme.