Lajme

Arrestohet një person në Kamenicë për organizim të lojërave të fatit

11/09/2021 10:07
nga:Q R

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin që në lokalin e tij ka kryer veprimtari ilegale të lojërave të fatit,

Pas inspektimit të inspektorëve komunal janë konfiskuar pajisje të cilat janë përdorur për bixhoz.

Personi i dyshuar është arrestuar në Kamenicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij po kryente veprimtarinë ilegale të lojërave të fatit. Në lokalin e të dyshuarit, nga inspektorët komunal janë konfiskuar pajisjet të cilat kanë shërbyer për këtë vepër. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor” thuhet në raport.

Vrasja e rëndë në Gjilan – ndalohen katër të dyshuar, një mbetet në arrati