Sporti

Premierliga me përfitime ‘stratosferike’ nga marrëveshjet e reja për të drejtat televizive

11/08/2021 22:10
nga:E K

Sipas lajmeve të raportuara nga e përditshmja britanike Daily Mail, Premier League është shumë afër shitjes së të drejtave televizive për të transmetuar lojërat e saj, në më shumë se 100 vende, për një total prej 11.6 miliardë eurosh.

Në marrëveshjen e fundit për të drejtat televizive për vitet 2019 – 2021, Premier League arriti dakordime që dha 10.5 miliardë euro fitime, përcjell GazetaBlic Sport.

Në këtë marrëveshje do të kontribuojnë më së shumti Shtetet e Bashkuara, përmes televizionit NBC, duke paguar 1.4 miliardë euro, pasi më parë kanë paguar 860 milionë euro.

Në vendin e dytë vjen NIN, nga Lindja e Mesme, me 150 milion €, identike me atë që australianët nga Optus janë të gatshëm të ofrojnë.

/GazetaBlic Sport/