frank lampard
Sporti

E konfirmon Fabrizio Romano: Lampard në bisedime me Norwich Cityn

11/08/2021 21:43
nga:E K

Sipas raporteve, Frank Lampard po udhëheq garën për t’u bërë trajneri i ri i Norwich City, pas bisedimeve me klubin e Premierligës.

Daniel Farke u largua nga detyra si trajner vetëm disa orë pasi arriti fitoren e parë të sezonit në Premier League ndaj Brentford, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, ka konfirmuar lajmin se Lampard është në bisedime me Norwichin.

Megjithatë tekniku anglez, Lampard, nuk ka vendosur ende për hapin e tij të rradhës në karrierë pas largimit të tij të fundit nga Chelsea.

/GazetaBlic Sport/