Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka qëndruar sot në Vojllakë të Klinës, për ta mbështetur Zenun Elezaj në fushatën e tij për 14 nëntorin.
Ai tha se bashkëqeverisja e prof. Zenun Elezaj me qytetarët, është garanci e vazhdimësisë së zhvillimit të Klinës.
Po ashtu Haradinaj, ka përmendur edhe rritjen e numrit të votave për kandidatët e listës së AAK-së për Kuvendin Komunal.
“Të gjithë ne ndajmë vlera të përbashkëta. Ne e dimë që në Klinë përfaqësohen vlerat më të mira shqiptare. Po ashtu në Klinë bashkohen vlerat e lirisë ”, tha mes tjerash Haradinaj.
“Aleanca është si Klina, bashkon vlerat. Ne jemi subjekt politikë i traditës, respektues i vlerave të lirisë”, përfundoi Haradinaj.