Të burgosurit kanë ndërtuar një fontanë në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Në vazhdën e aktiviteteve të punes së organizuar nëpër institucione korrektuese, në oborrin e Burgut të Sigurisë së Lartë është ndërtuar një fontanë”, thuhet në njoftim.
E gjithë puna që është kryer nga të burgosurit është mbikëqyrur nga stafi i Burgut të Sigurisë së Lartë.