Alvisa dhe Hyseni kanë qenë kryefjala e medive rozë ditëve të fundit.
Konkurrentët e “Për’puthen” kanë treguar shumë nga jeta e tyre, teksa Hyseni u shpreh se Alvisa i ka dhënë shpresë për ribashkim, shkruan GazetaBlic.
Alvisa mohoi një gjë të tillë duke thënë se ishte gjatë tërë kohës në kërcenim.
Ish-konkurrenti, Eduart Koçi, ka zbuluar disa nga prapaskenat e dyshes.
“Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thash femra nuk preket. Hyseni e di vetë çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe me tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje“, tha ai./GazetaBlic/


