Showtime

E papritur, banori i Big Brother lë menjëherë shtëpinë e Big Brother

11/08/2021 12:38
nga:Genita C

Minuta më parë, banorët kanë pranuar një zarf nga Big Brother ku u njoftuan se banori i ri, Igli Zarka ka lënë shtëpinë e Big Brother.

Në zarf thuhej se për shkaqe shëndetësore atij i është dashur të largohet nga shtëpia.

Në njoftim thuhej se gjendja e tij është e mirë, por që ka nevojë shërbimin e mjekëve.

Kjo i ka habitur dhe shqetësuar banorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti.

Tutje atyre i është thënë që t’ia bëjnë rrobat gati.