Lajme

Kohë fushate, shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

11/08/2021 10:54
nga:N M

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë të mbahet sot është shtyer për një ditë tjetër, raporton Gazeta Blic.

Së paku kështu ka ardhur njoftimi nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër”, thuhet në njoftim.

Ndryshe sot ka nisur fushatë zyrtare për zgjedhjet për kryetar komune në ato komuna ka kandidatët garojnë për balotazh më 14 nëntor.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ksihte dështuar edhe më parë në kohën kur po zhvillohej fushata zgjedhore për zgjedhjet e 17 tetorit.

Arrestohet një grua në Gjilan, sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj