Xavi Hernandez do të kryejë seancën e tij të parë stërvitore të Barcelonës këtë javë.
Xavi i ka kaluar dy vitet e fundit në krye të Al-Sadd në Katar, duke e kthyer vëmendjen e tij te trajner pas një karriere të shkëlqyer si lojtar, përcjell GazetaBlic Sport.
Por para gjithë kësaj, Xavi do të jetë në gjendje të shijojë rikthimin teksa do të prezantohet para më shumë se 25,000 tifozëve sot në orën 13:00.
Stërvitja e parë e tij do të mbahet të martën.
Siç raportohet nga Sport, Xavi do të kryejë stërvitjen e Barcelonës për herë të parë në orën 11:00 të martën.
/GazetaBlic Sport


