Lajme

Shqiptarët në Maqedoni lidhin koalicion me partinë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

11/07/2021 22:40
nga:Gazeta Blic

Ende nuk ka shumicë të re parlamentare, cilësohet i habitshëm bashkëpunimi i shqiptarëve me partinë që kërkoi çnjohjen e Kosovës.

Rezultati i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ishte shkas që kryeministrin i këtij shteti, Zoran Zaev, të dorëzojë detyrën e shefit të Qeverisë.

E ky veprim i Zaevit aktivizoi taborin opozitar atje. Subjektet e opozitës, maqedone e shqiptare, me disa deputetë edhe nga mazhoranca, u bënë bashkë, siç thuhet nga ta, për të gjetur rrugë qe sjell stabilitet në shtet.

Fillimisht u raportua se janë siguruar numrat për shumicën e re parlamentare, e më pas u raportua për tërheqje të një deputeti.

Lidhur me këtë, për T7 ka folur Arben Taravari, sekretar gjeneral i Aleancës për Shqiptarët.

Tutje Tavari foli edhe për mbështetjen e Levicës në rrëzimin e kësaj Qeverie, parti kjo e udhëhequr nga Dimitar Apasiev, me qëndrime të ashpra ndaj Kosovës, e cila kishte kërkuar edhe çnjohjen e saj. Ai tregoi ndër të tjera nëse kjo parti mund të jetë pjesë e qeverisë së re.