Aleanca Kosova e Re (AKR) e Behgjet Pacollit do ta mbështesë kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirin, në garën e balotazhit në Komunën e Gjilanit.
Pacolli, ka thënë sot se AKR-ja e ka mirëpritur Lutfi Hazirin të dielën dhe se ka vendosur të mbështesë kandidaturën e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Në Gjilan, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin Lutfi Haziri. Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët”, ka thënë Pacolli në Facebook.