Kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ka folur edhe për sondazhet e publikuara në fazën e parë të zgjedhjeve.
Ai ka theksuar është shumë i kënaqur me rezultatin e 17 nëntorit.
Gjini në emisionin “Blic Interview” tha se krahasuar me zgjedhjet e para katër viteve rezultati ka qenë më i mirë.
“Kjo do të thotë se kemi rritje të votës”, ka theksuar Gjini, raporton Gazeta Blic.
Ai ka folur edhe në lidhje me atë që s’pati koalicion parazgjedhor me PSHDK-në.
“Ata kanë vendosur që të garojnë me kandidatin e tyre. Dhe kjo është shumë legjitime. Por e them se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, kemi rritje edhe në vota edhe në për qindje”, tha ai.