Publiku shqiptar u shokua nga Hyseni dhe Alvisa.
Fansat e Përputhen mbrëmë janë shokuar nga storia tronditëse e Hysenit dhe Alvisës, shkruan lajmi.net.
Pas edicionit të fundit ku Alvisa tha se ndihet e shantazhuar për një video që iu bë asaj dhe Bashkimit, Hyseni vendosi të hakmirret ndaj saj publikisht.
Përmes një lidhje ‘live’ me telefon Hyseni zbuloi se ai dhe Alvisa ishin lidhur përsëri gjatë emisionit dhe ata kishin kaluar kohë së bashku.
Ndërsa pasi të gjithë konkurrentët morën anën e Hysenit pas rrëfimeve që bëri, Alvisa u detyrua të rrëfehej se ajo ishte dhunuar, kërcënuar dhe shantazhuar nga Hyseni gjatë gjithë kohës dhe kjo ishte arsyeja përse ajo kishte pranuar të takohej me të dhe të mbante kontakte.
Alvisa së fundi publikoi disa video duke kërkuar falje dhe zbuloi detaje rreth dhunës që tha se mori nga Hyseni, ajo u shpreh se nuk kishte shumë prova pasi është një person naiv mirëpo ka fakte të para disa kohe dhe para pak ditësh.
Më poshtë mund t`i shikoni videot e postuara nga Alvisa në Instastory
Konkurrentja dukej që ishte në një gjendje jo të mirë emocionale, ndërsa fansat e emisionit nuk janë të sigurtë se kujt duhet t`i besojnë dhe se kush po gënjen


