Nuk ka pasur fitues në derbin e sotëm, ndërmjet Evertonit dhe Tottenhamit, sfidë e vlefshme për xhiron e 11-të në Premierligë.
Dy skuadrat angleze zhvilluan ndeshje të mirë, por që u mbyll me rezultat të barabartë 0 – 0.
Vendasit ishin më të rrezikshëm para portës, por që posedimin e kishte skuadra e Antonio Conte.
Mirëpo, diçka që nuk do t’i pëlqejë teknikut italian është se për plotë 90 minuta, Tottenham nuk bëri asnjë gjuajtje në kornizën e portës.
Everton fitoi një penallti, pasi Richarlison u pengua nga Hugo Lloris, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, nuk u akordua.
Me këtë barazim, Tottenham zë pozitën e nëntë me 16 pikë, derisa Everton renditët në vendin e 11-të me 15 sosh.


