Analisti politik, Ilir Ibrahimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kundërshtimi i iniciativës ‘Open Ballkan’ nga disa qarqe e individë në Kosovë, është rezultat i një propagande, e që sipas tij, është e ndihmuar nga agjentë të jashtëm.
Ibrahimi, u shpreh i bindur se kemi ndikim të jashtëm në diskursin e përditshëm shoqëror.
Postimi i plotë:
Si ka mundësi që iniciativa Open Ballkan të përkrahet nga Washingtoni, Brukseli e Berlini e të kundërshtohet aq shumë nga disa qarqe e individë këtu te ne?
A është kjo rezultat i protagonizmave politikë për dominim, rezultat i një propagande të mirëmenduar apo kombinim i të dyjave?
Nëse do kishte për shkak luftimin e kundërshtarëve politikë të cilët e kanë marrë bajrakun për ta quar përpara këtë nismë, atëherë logjikisht do të duhej të kishte edhe më shumë përkrahës.
Por mendoj se kundërshtimi lidhet edhe me një lloj propagande e cila nëse shihet se sa shumë kundërshtim ka arritur të ndërtojë, nuk mund të jetë vetëm prodhim vendor por e ndihmuar nga agjentë të jashtëm, të cilëve nuk u shkojnë për shtati nismat perendimore.
Se kemi ndikim të jashtëm në diskursin e përditshëm shoqëror, tanimë është evidente. Brenga më e madhe lind se a po i shërbejnë disa me vetëdije apo pa vetëdije këtij ndikimi.
Të dyja janë të rrezikshme sepse nëse i shërben pa vetëdije, të bën të trashë, nëse i shërben me vetëdije ta vë një T tjetër në mbiemër
Kryeministri Kurti: Beogradi dëshiron ta ketë një shtet në Kosovë, s’mund të ketë Asociacion, pikë


