Një tjetër goditje për Barçën. Ndërsa klubi katalanas po kalon një periudhë shumë të komplikuar, tani duhet të përballen me një problem të ri fizik të Ansu Fati.
Sulmuesi i ri i Barcelonës, i cili sapo është kthyer nga një dëmtim i rëndë në gjurin e djathtë, doli nga fusha pas një goditje në këmben e majtë gjatë ndeshjes së La Ligës kundër Celta Vigos (3-3) të shtunën, përcjell GazetaBlic Sport.
Barça ka postuar pak më vonë në mbrëmje, duke konfirmuar dëmtimin e lojtarit të tij në pjesën e kofshës, pa dhënë asnjë tregues për kohëzgjatjen e mungesës së tij.
Sipas mediave ndërkombëtares, pasi klubi katalanas nuk ka komunikuar për kohëzgjatjen e mungesës së tij, ylli spanjoll do të mungojë për disa javë dhe nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës në disa nga përballjet e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


