Skuadra e Milanit sonte takohet me Interin në kryendeshjen e xhiros së 12’të të Serie A.
Për këtë duel ka folur edhe ish lojtari i Milanit, Filippo Inzaghi, aktualisht trajner i Brescias, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kë po mbështes unë? Është një lojë e komplikuar: Milani është në zemrën time, gjithmonë bëjë tifo për ta. Ata janë në vend të parë, por do të ndjek me interes edhe Simonen, që po ecën shumë mirë: Hakimi ka ikur dhe kanë shitur edhe Lukakun, por Simone po tregon se sa vlen”, tha shkurtimisht Inzaghi.
Vlen të theksohet se Filippo Inzaghi është legjendë e Milanit, por vëllau i tij Simone Inzaghi është trajner i Interit.
/GazetaBlic Sport


