Sot vazhdojnë ndeshjet e xhiros së 13’të të Superligës së Kosovës në futboll.
Në kuadër të ditës së sotme luhen ndeshjet Gjilani-Prishtina dhe Dukagjini-Feronikeli, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Ismet Munishit, SC Gjilani e mirëpret Prishtinën me fillim nga ora 15:00, në kuadër të derbit të ditës.
Pas fitores së Ballkanit ndaj Dritës, Gjilani kërkon poashtu tre pikët ndaj kampionëve aktual që të qëndrojë në hap me kreun e tabelës.
Ndërkohë, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini i Dallkut e pret Feronikelin e vendit të fundit.
Kjo ndeshje luhet nga ora 13:00.
/GazetaBlic Sport


